Plagosen me armë tre persona në Mitrovicë, i dyshuari në arrati

Plagosen me armë tre persona në Mitrovicë, i dyshuari në arrati

Kronika July 12, 2020 - 13:49

Tre persona janë plagosur me armë zjarri në Mitrovicë, të shtunën, pasmesnate.

Policia bën të ditur se tre viktimat meshkuj janë plagosur me armë zjarri dhe dyshohet se janë plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili raportohet se gjendet në arrati, transmeton Zeri.info

“Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Dy prej tyre janë liruar, kurse personi i tretë mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Zëri