Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një hajni
Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin, rrjedhimisht arrestimin e një të dyshuari për vjedhje.
Personi i kërkuar, sipas PK-së, është Mehmet (Ali) Morina, i lindur më 01.06.1967, në fshatin Dresnik - Klinë.
Policia thotë se i pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vjedhje grabitqare”, përcjell “Zeri.info”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo i cili ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur të lajmërojë Policinë e Kosovës ose të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327 - Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected].