Ferizaj – Një femër goditet me plumb qorr derisa punonte kopshtin

Ferizaj – Një femër goditet me plumb qorr derisa punonte kopshtin

Kronika July 04, 2020 - 12:41

Dje rreth mesditës policia në Ferizaj ka pranuar informacion se një femër deria ishte duke punuar në kopsht(serë), ishte goditur me plumb qorr.

Por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

“Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime pasi që e njëjta derisa ishte duke punuar në kopsht (serë), ishte goditur nga një plumb qorr. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK , sipas mjekëve gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.