Arrestohet një 32-vjeçar, dyshohet se shtiu me armë ndaj disa personave në një lokal në Istog

Arrestohet një 32-vjeçar, dyshohet se shtiu me armë ndaj disa personave në një lokal në Istog

Kronika July 01, 2020 - 16:30

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar i cili kishte shtënë me armë në drejtim të disa personave në një lokal në fshatin Orroberd të Istogut.

32-vjeçari dyshohet për veprat ’Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të pa autorizuar të armës’ dhe ‘Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’.

“Me datë 01.07.2020 rreth orës 03:30, Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, është informuar se ne fshatin Orroberd-Istog, kishte të shtëna me armë zjarri, nga një person i dyshuar i cili kishte shtënë disa herë në drejtim të disa personave të cilët ishin duke qëndruar në një lokal. Njësitet relevante të Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjës, është berë sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit të cilët nuk kanë pësuar lëndime është kuptuar se i dyshuari se pari ka qëndruar me viktimat dhe pas një fjalosje ne mes veti i dyshuari ka shkuar në shtëpi ka marrë armën dhe ka shti në drejtim të viktimave”, thuhet në njoftimin e policisë.

I arrestuari është F.M., i lindur me 1988.

Pas arrestimit, bëhet e ditur se Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit, dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar arma (pistoleta) ‘Vzor’ kal. 7.65 mm, një (1) karikator i së njejtës arme dhe një (1) fishek kal. 7.65mm.

Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të shtetit, ai është dërguar në ndalim prej 48- orësh. /Zëri