Në Graqanicë konfiskohen 100 fishekë dhe dy karikatorë të AK 47

Kronika June 28, 2020 - 11:12

Policia e Kosovës ka raportuar se dje në mesditë në fshatin Skullanevë në Graqanicë janë konfiskuar 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë. Për to policia ishte njoftuar nga një person, transmeton Zëri.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se përderisa ka qenë duke punuar në arën e tij ka gjetur disa fishekë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç ‘rast kanë konfiskuar 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.