Lëndohet në vend të punës një person në Pejë
Kronika
June 02, 2020 - 19:24
Është lënduar në vendin e tij të punës një punëtor I ndërtimtarisë në Pejë
Përmes një komunikate të lëshuar për media Policia e Kosovës në Pejë ka bërë të ditur se viktima është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë, ndërsa më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përcjell “Zëri.info”.
“Sot me datë 02.06. 2020. rreth orës 12:10 viktima S. SH. 1indur më 1979 gjerë sa ishte duke punuar në një objekte ndërtimi kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, pas vizitës nga ana e stafit mjekësorë, viktima është udhëzuar për në QKUK”, thuhet në komunikatë.
Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur njësitet kompetente te Policisë.