Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Mbi 500 të arrestuar gjatë majit për moszbatim të masave ndaj COVID-19

Mbi 500 të arrestuar gjatë majit për moszbatim të masave ndaj COVID-19

Kronika June 01, 2020 - 11:23

Policia e Kosovës (PK) gjatë majit ka raportuar për 300 raste të mosrespektimit të masave ndaj pandemisë COVID-19 në tërë Republikën e Kosovës, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 557 personave.

Këto të dhëna janë siguruar nga raportet 24-orëshe të PK-së për periudhën kohore 1 maj – 31 maj 2020.

Sipas të dhënave të PK-së, numri më i madh të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prizrenit, ku për 130 raste janë arrestuar 228 persona.

Pas rajonit të Prizrenit, numër më i madh i të arrestuarve ka rezultuar në Mitrovicën e Jugut, ku për 48 raste janë arrestuar 120 persona.

Tutje, në rajonin e Gjilanit është raportuar për 36 raste me 56 persona të përfshirë, përderisa në atë të Ferizajt është raportuar për 11 raste me 42 persona të përfshirë.

Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së, gjatë muajit maj në rajonin e Prishtinës janë paraqitur 23 raste me 40 persona të përfshirë, ndërsa në atë të Pejës janë paraqitur 17 raste me 28 persona të përfshirë.

Kurse në rajonin e Gjakovës është raportuar për 20 raste me 21 persona të përfshirë dhe në atë të Mitrovicës së Veriut për 4 raste janë arrestuar 6 persona.

Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së, gjatë muajit maj, në Departamentin e Kufirit është raportuar për 11 raste, me 16 persona të arrestuar.