Burri në Istog rrah gruan shkaku i telefonit

Burri në Istog rrah gruan shkaku i telefonit

Kronika June 01, 2020 - 09:26

Një burrë në Istog është arrestuar të dielën, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit të Policisë, pas një mosmarrëveshjeje verbale rreth një telefoni ai e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, transmeton “Zeri.info”.

I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.