Infektuar: 14939
Shëruar: 12325
Vdekur: 611
Vdes një person në aksident trafiku në Komoran

Vdes një person në aksident trafiku në Komoran

Kronika May 31, 2020 - 20:22

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Komoran rreth orës 17:10.

Sipas policisë, në aksident ishin përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë, ku mbetën të lënduar edhe dy persona tjerë. “Ju informoj se me 31.05.2020 rreth orës 17:10 në Komoran, rruga e Carralevës, është shkaktuar një aksident i rëndë trafiku, ku të përfshira kane qenë një automjet (pick up) dhe dy motoçikleta. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e aksidentit dhe po kryejnë hetimet e nevojshme, përderisa të lënduarit sipas informatave të deritanishme janë dërguar për trajtim mjekësor, ku pastaj njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar policia e Kosovës për Zeri.info