Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
15-vjeçari kosovar provoi t’i ikte policisë austriake me motoçikletë

15-vjeçari kosovar provoi t’i ikte policisë austriake me motoçikletë

Kronika May 29, 2020 - 16:47

Një djalë 15-vjeçar me banim në Linz provoj të iu iktë policisë me motoçikletën e tij. Falë një polici tjetër, kosovari u ndalua shpejt. Ai tha se nuk kishte patentë shoferi dhe se motoçikletën ia kishte vjedhur babait të tij.

Të hënën e kaluar, më 25 maj, në orën 17:15 pasdite, një patrullë policie, në Afritschweg, vëren se si një motoçiklist dëshiron të përdorte trotuarin për ngasje. Kur 15-vjeçari pa patrullën e Policisë, provoi të ikte dhe t’u shmangej atyre, shkruan krone.at, përcjell Albinfo Austria.

Më të vërejtur, zyrtarët policorë ndezën alarmin dhe ndoqën pas motoçiklistin.  Pak metra me larg ai u ndalua.

Djaloshi kosovar u kishte thënë policisë austriake se ai nuk posedonte leje të qarkullimit për ngasje të motoçikletës dhe të njëjtën e kishte vjedhur nga babai i tij. Policia gjithashtu zbuloi se targa e bashkangjitur ishte shpallur për kërkim. Djali u mor në pyetje nga inspektorati i policisë në Ebelsberg.