Infektuar: 10247
Shëruar: 5944
Vdekur: 327
 Ndalohet një kirurg gjilanas i dyshuar për fajde

Ndalohet një kirurg gjilanas i dyshuar për fajde

Kronika May 28, 2020 - 17:11

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”.

“Zëri” merr vesh nga burimet e veta se i ndaluari është kirurgu i Spitalit Regjional të Gjilanit, Lavdrim Kastrati.

Prokuroria e Gjilanit, në njoftimin për media, tha se Kastrati dyshohet se ka dhënë para me fajde në vlerë prej 75.000,00 euro, me qëllim që pastaj t’i kërkonte me kamatë prej 30% nga i dëmtuari E.I., me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 97.500,00 euro, transmeton Zëri.info

“Me kërkesë të prokurorisë dhe aprovim të gjykatës, nga policia është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur disa shënime në formë të marrëveshjes lidhur me kthimin e borxhit dhe dëshmi tjera që ndërlidhen me çështjet inkriminuese”, bën me dije Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Me këto veprime, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur dhe prokuroria brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit do të kërkojë masën e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.