Gjendet vetura e vjedhur muaj më parë

Gjendet vetura e vjedhur muaj më parë

Kronika May 26, 2020 - 10:55

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është gjetur një veturë, e cila është vjedhur më 21.03.2020, në rrugën “Kujtim Spahivogli” në Prishtinë.

“Është raportuar se disa persona të maskuar kanë hyrë në një lokal dhe më pas kanë ikur me veturë. Njësia policore ka arritur ta gjejë veturën të braktisur, Pas verifikimit, është kuptuar që vetura ishte e vjedhur disa muaj më parë nga viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Zëri