Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në Llaushë

Tre persona të lënduar në një aksident trafiku në Llaushë

Kronika May 24, 2020 - 19:02

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, ku si pasoje e saj tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Zërin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se të përfshira kanë qenë dy vetura dhe shkaktar i aksidentit ishte mos mbajtja e distancës.

“Mos mbajtja e distancës ka qenë shkaktar i aksidentit”, ka thënë Zahiti, për Zërin.

Gjendja e të lënduarve nuk dihet.