Infektuar: 1083
Shëruar: 843
Vdekur: 30
Gjakovë: Dyshohet se vajza mbyti prindin e saj

Gjakovë: Dyshohet se vajza mbyti prindin e saj

Kronika May 21, 2020 - 20:24

Sot rreth mesdites në qytetin e Gjakovës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku dyshohet se vajza me të meta mentale ka mbytur prindin e saj.

Lajmin e ka konfirmuar për Zeri.info, zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën ‘Sabrije Vokshi’ në Gjakovë, brenda në shtëpi, nga kujdestarja familjare është gjetur pa shenja jete personi M.R. lindur në vitin 1933. Pranë trupit të viktimës ishte e shtrirë vajza e tij, T.R. lindur në vitin 1962 e cila është me të meta mentale", ka thënë Xhurkaj.

Pas marrje së lajmit, policia së bashku me ekipin mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e M.R..

Sipas Xhurkajt, viktima kishte lëndime në kokë dhe dorë, por në gjendje jo të mirë gjendej edhe vajza, ku edhe ajo gjithashtu kishte lëndime gjë që ka bërë që polica të dyshojë së vrasësja potenciale të jetë vajza.

"E njëjta (vajza) menjëherë është dërguar në spitalin 'Isa Greza' në repartin psikiatrik dhe me vendim të prokurorit të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.