Marokeni e sulmon fizikisht policin e Kosovës në Lipjan

Marokeni e sulmon fizikisht policin e Kosovës në Lipjan

Kronika April 10, 2020 - 10:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një shtetas i Marokut është përfshirë në një rrahje fizike.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht tre persona tjerë meshkuj, shtetas të huaj.

Pas intervenimit të Policisë i njëjti ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Ai është dërguar në Stacionin Policor. “Lipjan, 09.04.2020, 17: 45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Marokut, pasi kishte sulmuar fizikisht tre persona tjerë meshkuj shtetas të huaj. Gjatë intervenimit të njësisë policore i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, andaj i dyshuari është dërguar në Stacion Policor, është njoftuar prokurori i shtetit. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.