Arrestohet një toger në Policinë e Kosovës

Arrestohet një toger në Policinë e Kosovës

Kronika April 08, 2020 - 09:50

Është arrestuar një zyrtar i Policisë së Kosovës, raporton “Zëri.info”

Një zyrtar i Policisë së Kosovë, me gradën toger, është arrestuar mbrëmë jashtë detyrës zyrtare, pasi nuk ka përfillur urdhrat duke u bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë COVID-19.

Personi i dyshuar në këtë rast – zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, kurse me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, si dhe është suspenduar nga detyra”, ka bërë të ditur IPK-ja përmes një njoftimi.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në njoftim. /ZERI