Vdes në rrethana të dyshimta një femër në Istog, intervistohen familjarët

Vdes në rrethana të dyshimta një femër në Istog, intervistohen familjarët

Kronika April 07, 2020 - 11:05

Një vdekje e dyshimtë po hetohet në Istog.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 prill një femër është sjellë në QKMF në Istog pa shenja jete, transmeton “Zëri.info”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, në cilësi të dëshmitarëve kanë intervistuar disa nga familjarët e viktimës.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti, nën hetime. /ZERI