Gjendet mjet shpërthyes në Drenas, ndërhyn Policia, FSK-ja e KFOR-i

Gjendet mjet shpërthyes në Drenas, ndërhyn Policia, FSK-ja e KFOR-i

Kronika April 02, 2020 - 11:52

Pasditen e së mërkurës një banor i fshatit Qikatovë e Vjetër e Drenasit ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë së tij.

Ankuesi ka raportuar në Polici se gjatë pastrimit të oborrit të shtëpisë së tij kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë e EOD-së, të FSK-së dhe të KFOR-it në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.