Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
E tmerrshme:Gjahtarët nga Shqipëria futën ilegalishtë në Kosovë dhe vrasin kafshët në Restelicë të Dragashit

E tmerrshme:Gjahtarët nga Shqipëria futën ilegalishtë në Kosovë dhe vrasin kafshët në Restelicë të Dragashit

Kronika April 02, 2020 - 08:53

Gjahtarë nga Shqipëria janë futur ilegalishtë në Restelicë/ Dragash – Kosovë dhe të martën kanë vrarë një qen të Sharrit që ishte pronë e fermës Barbula në Restelicë-Dragash.

Qeni u vra derisa i ruante delet dukë kullotur. Vrasësi i qenve, i paprovokuar nga asgjë, gjakftohtë e qëlloi qenin dhe më pas duke kërcënuar ja drejtoi armën e tij drejt pronarit R. B.

“Qeni u vra para syve tanë, i cili ishte i urtë sikurse një njeri. Vrasësi i qenit është gjahtar nga Shqiperia i cili ja drejtoi armën e tij vëllait tim. Kjo nuk është e vetmja gjë që po ndodh. Disa persona nga Shqipëria po na vjedhin! Ata vodhën makinën kositëse tonën, traktorin, kuajt… Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Kurti duhet të shohin dhe të dëgjojnë se çfarë po ndodh. Kjo duhet të ndalet”, ka thënë Sherbes Balje nga Restelica.

Ky rast është raportuar edhe në policinë e Kosovës, i cila ka nisur hetimet. Autori i këtij akti të rëndë është nga Shqipëria. Megjithë ndalesat e gjuetisë dhe ndalimet e tjera në fuqi këto ditë, ai del ne gjueti futet ilegalishte ne Kosove dhe vret kafshë.

Banorët e Restelicës/ Dragashit thonë se shpesh kamioneta nga Shqipëria të fshatrave të brezit kufitar pa leje ilegalishte futen në Kosovë