Policia arreston pronarin e një lokali në Gjakovë, shërbente ushqim e pije alkoolike

Policia arreston pronarin e një lokali në Gjakovë, shërbente ushqim e pije alkoolike

Kronika March 30, 2020 - 09:33

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme i ka arrestuar 10 persona në një lokal të Gjakovës. Pronari dhe personat janë zënë duke konsumuar ushqim e pije alkoolike në lokal pavarësisht se një gjë e tillë aktualisht është në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalim të përhapjes së epidemisë COVID-19, raporton “zëri.info”.

 Pas intervistimit nga prokurori, pronari është ndaluar në dhomat e mbajtjes përderisa personat tjerë janë liruar për në shtëpi.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Zëri