Infektuar: 1032
Shëruar: 789
Vdekur: 29
Për 24 orë, tetë rast të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Për 24 orë, tetë rast të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë

Kronika March 26, 2020 - 10:34
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka paraqitur tetë raste të mos veprimit të qytetarëve sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë Covid-19, “përcjell “Zëri.info”.

Më poshtë mund t’i lexoni rastet, ku në disa ka pas edhe të arrestuar;

Fshati. Llaushë e Poshtme, Podujevë 25.03.2020 – 07:20. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimet dhe masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë ka dal me veturën e tij dhe ka goditur viktimën mashkull kosovar.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 25.03.2020-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Rr. Brigada 123, Suharekë 25.03.2020 – 16:24. Patrulla policore ka hasur një mashkull kosovar i cili ishte duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 25.03.2020 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe të ATK-së. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Zëri