Gjykata Themelore në Prishtinë tregon për masat e ndërmarra në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Gjykata Themelore në Prishtinë tregon për masat e ndërmarra në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Kronika March 13, 2020 - 14:33

Gjykata Themelore në Prishtinë mban takim me gjyqtarë përgjegjës të departamenteve dhe degëve të saj lidhur me masat e ndërmarra në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19

Njoftimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë:

Informojmë opinionin publik se pas takimit të mbajtur sot nga Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi me gjyqtarët përgjegjës të departamenteve, divizioneve dhe degëve të kësaj gjykate, në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Parandalimin e Infeksionit Corona Virus COVID-19 të datës 11.03.2020, nr.01/07 dhe Vendimit të KGJK-së të datës 12 mars 2020, nr. 52/2020, Gjykata Themelore në Prishtinë me degët e saj në Podujevë, Lipjan, Graçanicë dhe Drenas do të kufizojë aktivitetet e saj përkohësisht deri më datën 27 mars 2020.

Seancat e caktuara do të mbahen sipas orarit të paraparë, nga gjyqtari i çështjes do të vlerësohet prezenca e publikut, mediave dhe monitoruesve në seancë (preferohet përjashtimi aty ku nuk shihet e domosdoshme).

Puna me palë në shkrimoret e gjykatës do të vazhdojë në atë mënyrë ku palët do të lejohen të hyjnë në gjykatë një nga një, referentët e gjykatës gjatë dhënies së shërbimit duhet të kenë kontakt me vetëm nga një palë me qëllim që të shmanget prezenca e palëve në masë të madhe.

Në rastet kur nga stafi i gjykatës njëri prind duhet të kujdeset për fëmijë, atëherë do të aprovohet pushimi nga eprori në bazë të kërkesës së parashtruar të cilës kërkesë duhet bashkëngjitur provat.

Ky kufizim i shërbimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë mund të ndryshojë varësisht prej rrethanave.