Policia: Deri tani nuk ka të dyshuar për vrasjen e Kelmendit, mund të jetë vrarë me armë zjarri

Policia: Deri tani nuk ka të dyshuar për vrasjen e Kelmendit, mund të jetë vrarë me armë zjarri

Kronika February 27, 2020 - 12:51
Lajmi i fundit

Një ngjarje makabre ka tronditur mëngjesin e sotëm Kosovën. Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi u gjet i vdekur brenda një veture të djegur në fshatin Zahaq të Pejës. I ndjeri i cili ishte edhe anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dega brenda Kosovës dyshohet se u fillimisht u vra e më pas u dogj brenda veturës VË Pasat me targa vendore. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët fillimisht janë informuar vetëm për djegien e një veture, pa e ditur që brenda saj është trupi i ish-luftëtarit të UÇK-së, raporton “Zëri.info”.

“Sot në mëngjes rreth orës 01:30 minuta Policia e Kosovës u njoftua që në fshatin Zahaq është duke u djegur një veturë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe atu e kanë parë që Brenda në veturë është edhe një trup i karbonizuar. Me daljen e policisë dhe të mjekut në vendin e ngjarjes është konstatuat edhe vdekja e viktimës”, ka thënë ai.

Policia po ashtu përmes një konference për media ka njoftuar se deri më tani nuk ka as të dyshuar e as të arrestuar lidhur me këtë ngjarje, teksa dyshojnë që vrasja mund të jetë kryer me armë zjarri.

“Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë të dyshuar por në bazë të rrethanave dyshohet që viktima është vrarë me armë zjarri dhe që më pas është djegur, por që deri më tani nuk kemi ndonjë informatë më të hollësishme”, ka thënë ai. /ZËRI