Mbyllen 9 lokale ku zhvillohej veprimtari e dyshimtë në Ferizaj

Mbyllen 9 lokale ku zhvillohej veprimtari e dyshimtë në Ferizaj

Kronika February 21, 2020 - 14:29

Në Ferizaj mbyllen 9 lokale ku zhvillohej veprimtari e dyshimtë pranë shkollës “Tefik Çanga”.

Shëndeti i fëmijëve, nxënësve dhe banorëve të rrugës “Gursel e Bajram Sylejmani”, “Besim Rexhepi” dhe rrugëve të tjera përbri tyre, është më i rëndësishëm se çfarëdolloj biznesi. Këtë vendosmëri ka qeveria Aliu, këtë qëllim po zbaton Inspektorati i Komunës.

Mbrëmë, forca e ligjit përmes aksionit të Inspektoratit të Komunës, koordinuar edhe me njësitë e veçanta të Policisë së Kosovës, për dyshime për veprimtari të jashtëligjshme, mungesë dokumentacioni dhe nivelit të ultë të pastërtisë mbylli 9 lokale ku deri më tani zhvillohej veprimtari afariste kundër vlerave morale të shoqërisë sonë, transmeton EO.

Shiriti i bllokimit do të përthekoj çdo veprimtari të jashtëligjshme, në mbrojtje të shëndetit publik dhe interesit qytetar, vendosmërinë e së cilës tash e dy vjet me radhë e ka dëshmuar Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu përmes Inspektoratit të Komunës.

Image

Image

Image