Tri vdekje të dyshimta brenda 24 orëve
Tri vdekje të dyshimta janë raportuar brenda 24 orëve në vend.
Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Suharekë. Atje një burrë për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.
“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia.
Rasti tjetër ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit.
“Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.
Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur edhe në Istog. Atje është gjetur një grua pa shenja jete në banesën e saj.
“Istog 12-13.02.2020-NN. Viktima femër kosovare në banesën e saj nga familjarët është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.