Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Kronika February 13, 2020 - 19:37

Në lagjen Kolovicë të Prishtinës, janë plagosur dy persona si rezultat i të shtënave me armë zjarri. Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe janë duke punuar në arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.

Lajmin  e ka konfirmuar, Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 17 :00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Ne këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti 

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe personat e lënduar po marrin trajtimin mjekësor. Njësitet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.

“Lidhur me ketë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti