Aksident i rëndë, vdes 25 vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë, vdes 25 vjeçari shqiptar

Kronika February 13, 2020 - 19:29
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Belluno në Itali. Si pasojë ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar shqiptar i quajtur, Endri Zaimi.

Makina e tij është përplasur me një kamion në Ponte nelle Alpi. Kamionisti ishte duke u kthyer nga puna, ndërkohë 25-vjeçari shqiptar ka qenë në makinë me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

Zjarrfikësit kanë mundur t’i nxjerrin të aksidentuarit nga makina, por 25-vjeçari kishte vdekur në vend. Ndërkohë, kamionisti nuk është lënduar nga aksidenti./Ora News.tv/