Arrestohet kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të “Trafikut Urban” në Prishtinë
Kronika
February 13, 2020 - 16:32
Ruhan Beha, kryesues i Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes “Trafiku urban” është arrestuar sot nga policia e Kosovës
Policia e Kosovës, pas hetimeve paraprake, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe ushtrim i ndikimit, ka arrestuar të dyshuarin: R.B. (1982), kryesuesi i Bordit të Drejtorëve – Trafiku Urban në Prishtinë.
I arrestuari, dyshohet se tejkalon autorizimet e tij dhe mundohet të ndikojë në vartësit e tij për pranim të një kandidateje në një konkurs punësimi.