1600 dënime për 24 orë, numri i aksidenteve vazhdon të jetë i lartë
Kronika
February 13, 2020 - 10:22
Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shpërndarë saktësisht 1656 tiketa trafiku.
Pavarësisht masave të rrepta të policisë në komunikacion, numri i aksidenteve po vazhdon të jetë i madh.
Prej 51 aksidenteve sa kanë ndodhur 24 orët e fundit, 14 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 37 vetëm me dëme material.
Policia ka arrestuar gjithashtu 23 persona, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, 8 në vuajtje të dënimit dhe të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt.