Padi penale për tre hajna nga Shkupi, operonin në Tetovë

Padi penale për tre hajna nga Shkupi, operonin në Tetovë

Kronika February 12, 2020 - 18:34

Policia e Tetovës informon se janë zbardhur disa vjedhje që kanë ndodhur në fund të vitit 2019, ndërsa për të cilat janë parashtruar kallëzime adekuate për tre banorë të Shkupit, përcjell Express.

Deri te Prokuroria themelore publike Tetovë është ngritur padi penale kundër personave M.H. (48) dhe R.D. (42), që të tret nga Shkupi, për shkak të dyshimit se dy të parët kanë kryer vepër penale “vjedhje”, ndërsa i tretë vepër penale “fshehje”.

“I paraqituri i parë M.H. dyshohet se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, duke e shfrytëzuar pakujdesinë e të punësuarve, nga dyqanet për produkte teknike në Tetovë ka marrë: katër laptop-kompjuterë, aparat për kafe dhe kondicioner, ndërsa D.T. e ka pritur jashtë me automjetin me targa të Shkupit me çka të dytë janë kthyer në Shkup dhe bashkë me R.D. i kanë shitur produktet, ndërsa paratë i kanë ndarë ndërmjet veti”, kumtoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Përfitimi në total i kundërligjshëm të cilin e kanë fituar të paraqiturit vlerësohet në rreth 170 mijë denarë.

A.SH.