Ia rrahën djalin në çerdhe, rrëfehet babai

Ia rrahën djalin në çerdhe, rrëfehet babai

Kronika February 12, 2020 - 18:01

Video që tregon se si një mësuese e rrah një djalë në çerdhen “Cambridge Kids”, tashmë është virale. Për të rrëfyer se si ndodhi e tërë ngjarja, i ftuar të mërkurën në Frontal në T7, ishte babai i djalit që e rrahën në çerdhe, Berat Gori

“E kam vërejtur qe djali po shqetësohet natën, nuk e kam dite pse. Të thëm të drejtën video ishte krejtë rastësisht. Unë e dërgoj dhe e marr nga çerdhja djalin që disa muaj. Isha i shqetësuar për gjendjen e djalit dhe dëshirova që ti shoh disa video incizime të djalit në çerdhe.”

Gori thotë se derisa ai i shikonte videot që tashmë janë publike, e dëgjoi djalin e tij duke qajtur fuqishëm.

“Përderisa une e shoh videon, ne atë moment prej katit të dyte e kam degju tu qajte me zë dhe fuqishëm. Pra teksa po e shikoja videon e dëgjoja djalin duke qajtur. Në ato momente zbret prej liftit personi ne fjalë, dhe vjen me pretekstin se djali im e ka sulmu atë i pari me kokë. Isha shume i nervozuar ne ato momente, por prita deri sa organet të merren me rastin”, ka thënë ai.

Më tej Gori tregoi se videon e ka shpërndarë gruaja e tij, e cila madje nuk ka mundur as ta shikojë atë video.

“Bashkëshortja e ka shumë më rëndë. I kam dërguar foto që është mirë dhe nuk ke nevojë që të brengosesh. Ajo për shkak te gjendjes nuk ka mundur që ta shoh videon, por vetëm e ka shpërndarë atë në rrjete sociale menjëherë”, është shprehur ai.

Berat Gori, thotë se në videot që i ka siguruar ai shihet që djali i tij nuk është femiu i vetëm që është keqtrajtuar nga një mësuese tjetër

“E kam një video tjetër e cila per mua nuk është në rregull. Shoku i djalit tim, shkundet në nje menyre nga nje mësuese tjetër. Ajo eshte çka kam parë. Por të tjerat nuk kam pasur kohë që ti shoh” ka theksuar Gori.