Një person shtrihet në mes të rrugës në Prishtinë, kërcënon veturat në lëvizje
Kronika
February 11, 2020 - 22:52
Një person, i cili dyshohet se është i komunitetit rom, në mbrëmjen e së martës ka thyer një hotel në rrugën “UÇK” në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes ka arritur menjëherë një autoambulancë, po është sulmuar nga i dyshuari në fjalë.
Madje ai i ka kërcënuar edhe veturat në lëvizje duke ua pamundësuar lëvizjen e tyre.