Flet nëna e fëmijës së rrahur nga edukatorja
Është deklaruar nëna e fëmijës së rrahur nga dadoja në kopshtin ‘Cambridge Kids.
Ajo ka treguar se rasti ka ndodhur dje.
Përderisa babi i fëmijës ka shkuar ta marrë fëmijën e tyre në kopsht, rastësisht ka arritur më herët dhe ka kërkuar të sheh pamjet nga kamera duke u përgatitur fëmija.
Teksa po shikonte në ekran siç shpjegon nëna, babi ka parë skandalin e publikuar në video e mëposhtme.
Siç rrëfen nëna e fëmijës, ky nuk është rasti i parë kur për fëmijën e saj nuk janë kujdesur siç duhet në kopsht. Ajo thotë se ka pas edhe raste kur fëmija i saj nuk është ushqyer dhe në raport është shënuar së fëmija është ushqyer.
Por për rastin që ka ndodhur dje, ku është ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj 16 muajsh ajo e konsideron si të tepërt andaj thotë se i ka publikuar pamjet e skandalit.
Ajo ka treguar se e kanë lajmëruar rastin në polici dhe thotë se fëmijën e ka larguar nga kopshti.
E turpshme: Fëmija 1 vjeç goditet me shuplakë nga edukatorja e kopshtit në PrishtinëE turpshme: Fëmija 1 vjeç goditet me shuplakë nga edukatorja e kopshtit në Prishtinë Lexo: https://bit.ly/2P0CYtp
Posted by GazetaBlic on Tuesday, February 11, 2020