Merret vendim për edukatoren që goditi me shuplakë 1 vjeçarin në Prishtinë

Merret vendim për edukatoren që goditi me shuplakë 1 vjeçarin në Prishtinë

Kronika February 11, 2020 - 17:24

Në një video të publikuar sot shihet se si një edukatore e kopshtit privat “Cambridge Kids”, në Prishtinë, po ushtron dhunë ndaj një fëmije.

Madje në praninë e këtij terrori është edhe një tjetër femër e personelit.

E në lidhje me këtë, ka reaguar përmes një postimi në faqen zyrtare edhe kopshti në fjalë.

Të njëjtit thonë se kanë përjashtuar nga puna edukatoren, ndërsa i kanë kërkuar falje prindit.

Ndryshe, 250 euro është pagesa për një muaj në këtë kopsht.

Ky është reagimi i plotë:

Të dashur prindër,

Si edhe jeni në dijeni të gjitha ambientet e kopshtit tonë janë në monitorim 24oresh të kamerave dhe të gjithë Ju keni qasje në cdo kohë.

Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prinderit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendosë fëmijën e tij në karrocë.

Me të parë skenën përgjegjesit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren ne fjalë, ndërsa prindit I është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija I tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë.

Menaxhmenti I kopshtit shpreh keqardhjen dhe indiniatën me te thelle me sjelljen e edukatorës në fjalë.

Sigurojmë prindin në fjalë dhe të gjithë Juve se sjellje të tilla nuk do të tolerohen në kopshtin tonë. Ky incident na ka goditur më së shumti neve.

Andaj kërkojmë falje deri në përulje për një incident të tillë.

Në ndërkohë që kërkojmë mirëputimin dhe besimin Tuaj prindor që të tejkalojmë këtë rast të izoluar dhe të pa presedan.

 
E turpshme: Fëmija 1 vjeç goditet me shuplakë nga edukatorja e kopshtit në Prishtinë

E turpshme: Fëmija 1 vjeç goditet me shuplakë nga edukatorja e kopshtit në Prishtinë Lexo: https://bit.ly/2P0CYtp

Posted by GazetaBlic on Tuesday, February 11, 2020