Gjashtë të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviq deklarohen të pafajshëm
Kronika
February 11, 2020 - 11:53
Gjashtë të akuzuarit janë deklaruar se e kanë kuptuar përmbajtjen e aktakuzës dhe janë deklaruar të pafajshëm për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Pas leximit të aktakuzës nga ana e Prokurorit Special në gjuhën shqipe e më pas edhe me përkthim në gjuhën serbe, gjashtë të akuzuarit janë deklaruar se e kanë kuptuar përmbajtjen e aktakuzës dhe janë deklaruar të pafajshëm për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.
Këtu të dyshuarit Zharko Jovanoviq dhe Nedelko Spasojeviq e pranuan fajësinë vetëm për përdorim të paautorizuar të armëve por jo edhe për ndihmë në vrasje, transmeton Eo.
Shqyrtimi fillestar po vazhdon.