Aksident në Drenas, vdes një grua pasi u godit nga vetura
Kronika
January 28, 2020 - 22:49
Lajmi i Fundit
Një grua ka vdekur si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Koreticë të Drenasit.
Në ora 18:10 një veturë ka goditur një këmbësore ku si rezultat e aksidentuara ka ndërruar jetë në QKUK.
Ajo ka vdekur rreth orës 20:05 pasi u sjell në QKUK pas aksidentit.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
“Sot më 28.01.2020, në ora 18:10, në fshatin Koreticë Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore. E aksidentuara është sjellë në QKUK, e njëjta rreth orës 20:05, ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Krasniqi.