Ferizaj, arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë

Ferizaj, arrestohen katër persona për vjedhje të rëndë

Kronika January 27, 2020 - 10:23
Hetuesit policorë gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale

Pas hetimeve intensive, hetuesit policorë në Ferizaj kanë arritur që të identifikojnë katër persona të dyshuar për kryerjen e shtatë veprave penale “vjedhje e  rëndë” – raste të ndodhura gjatë muajit janar 2020 në fshatrat Balaj dhe Neredime.

Hetuesit policorë gjatë zhvillimit të procedurës hetimore, kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me kryerjen e këtyre veprave penale.

“Të dyshuarit, L.G. (m/sh/k 19 vjeç),  E.R. (m/sh/k  21 vjeç), F.SH. (m/sh/k 20 vjeç ) dhe një person i mitur,në bashkëveprim, me forcë kanë depërtuar në shtëpitë dhe lokalet e viktimave duke vjedhur mjete të ndryshme pune, amvisërie, një pushkë gjuetie etj”.

“Gjatë hetimeve janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura ,të cilat pas përfundimit të procedurave ligjore ,do të ju kthehen pronarëve”.

“Gjatë intervistimit dhe në prani të avokatëve mbrojtës, të dyshuarit kanë pranuar në tërësi veprat e kryera”.

“Ndaj tre të dyshuarve, në konsultim me prokurorin e shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë,ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”.