Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Prizren, tentohet të vidhet Xhamia

Prizren, tentohet të vidhet Xhamia

Kronika January 21, 2020 - 11:54
Lajmet e fundit nga vendi

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, ka njoftuar në lidhje me tentativën për vjedhje në një Xhami në Prizren.

Sipas njoftimit, imam i kësaj Xhamie ka treguar se grabitësit kanë hapur me forcë dritaren, mirëpo nuk kanë arritur të vjedhin asgjë, përcjell “Zëri.info”.

“ Raportohet se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e xhamisë duke hapur dritaren me forcë, mirëpo sipas imamit të xhamisë nuk ishte vjedhur asgjë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, ku lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./ZËRI