Atentati me armë në Vlorë, policia: 2 të plagosur pas një konflikti të çastit

Atentati me armë në Vlorë, policia: 2 të plagosur pas një konflikti të çastit

Kronika January 18, 2020 - 19:52
Detajet

Policia e Vlorës reagon në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme aty ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy persona.

“Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe  arrestimin e autorëve”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.