Infektuar: 5118
Shëruar: 2370
Vdekur: 112
Ndërron jetë drejtori i kompanisë së famshme kosovare

Ndërron jetë drejtori i kompanisë së famshme kosovare

Kronika December 13, 2019 - 09:33
Lajmin e ka dhënë i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi

Ka ndërruar jetë biznesmeni i njohur ngha Rahoveci, Halim Haxhijaha. Lajmin e ka dhënë i pari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Halimi ka qenë drejtor i kompanisë së famshme kosovare “Haxhijaha”, e cila është aktive në tregun kosovar që nga paslufta me shitjen e mjeteve bujqësore të punës.

“Sot, ky mëngjes i hershëm na erdhi i dhimbshëm nga lajmi për vdekjen e mikut tim të çmuar, veprimtarit dhe kontributdhënësit për Rahovecin në veçanti, si dhe për shoqërinë dhe shtetin tonë në përgjithësi, z. Halim Haxhijaha.

Baca Halim ishte drejtor i kompanisë “Haxhijaha” si një kompani me fushëveprimtari të ndryshme dhe shumë e suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Baca Halim, ikja jote e hershme na fali dhimbje e boshllëk, por puna dhe përkushtimi yt le të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e reja! Shpirti yt i madh pushoftë në parajsë!

Do të kujtojmë gjithmonë si një njeri me virtyte të larta, familjar i mirë e ekonomist dhe afarist i zoti!

Puna jote-shembëlltyrë për ne” shkruan Latifi në njoftim.