Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Ferizaj, është zhdukur 3 ditë më parë

Gjendet trupi i pajetë i të riut nga Ferizaj, është zhdukur 3 ditë më parë

Kronika dhjetor 12, 2019 - 19:38
Është gjetur trupi i pajetë 32 vjeçarit nga Ferizaji, i cili është zhdukur para 3 dite

Është gjetur trupi i pajetë i personit nga Ferizaji me inicialet Sh.B i cili është shpallur i zhdukur para tre dite.

Trupi i tiji pajetë është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka konfirmuar rastin për Indeksonline, i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar nga prokuroria dhe policia.

“Është gjetur trupi i pajetë 32 vjeçarit nga Ferizaji SH.B i cili është zhdukur para 3 dite. Trupi i tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Policia dhe prokuroria po heton rastin”, ka thënë Gashi.