Arrestohen tre persona në Pejë, posedonin armë pa leje

Arrestohen tre persona në Pejë, posedonin armë pa leje

Kronika December 09, 2019 - 16:44
Detaje

Policia në Pejë ka arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe lëndim trupor.

“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, me datën 07.12.2019 rreth orës 13:00, është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave, si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti ‘lëndim i lehtë trupor’, gjatë hetimit të rastit hetuesit e Stacionit Policor Pejë në koordinim të plotë me prokurorin e Shtetit kanë kryer bastisje në tri lokacione”, thuhet në njoftim.

Gjatë bastisjes në depon e njërit nga personat e dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit ‘Stoeger Cougar 9mm dhe 13 fishekë 9mm dhe është hapur rasti ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Pas një pune intensive operativo-hetimore hetuesit e Stacionit Policor në Pejë, kanë bastisur edhe tri  lokacione tjera dhe sot me datë 09.12.2019, kanë arritur të arrestojnë edhe dy të dyshuarit tjerë të cilët ishin në arrati.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.