Grabitet posta në Mitrovicë: Arrestohet punëtori i sigurimit i cili iku nga vendi i punës

Grabitet posta në Mitrovicë: Arrestohet punëtori i sigurimit i cili iku nga vendi i punës

Kronika December 07, 2019 - 17:17
Detajet

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë, përkatësisht në postën e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç’rast policia ka arrestuar punëtorin e sigurimit, i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ka ikur nga vendi i punës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia njofton se rasti ndodhi dje, rreth orës 05:30.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njpoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K-Shqiptar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç ‘rast kanë vjedhur kasafortën e postës, në të cilën kishte 124 euro. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.