Infektuar: 15574
Shëruar: 13492
Vdekur: 625
Vdes një person në një aksident në Komoran

Vdes një person në një aksident në Komoran

Kronika December 07, 2019 - 11:19
Detajet

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit në Komoran. Nga ky aksident ka humbur jetën një person, derisa një tjetër ka marrë lëndime, raporton Express.

Rastin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere”, ka thënë Krasniqi.

Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar.