Tiranë/ Moti i keq, automjetet dalin nga rruga e përplasen me njëri-tjetrin
Kronika
December 06, 2019 - 23:37
Detajet
Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.
Dy automjete, tip Mercedes Benz dhe Renault janë përplasur me njër-tjetrin, ndërsa nuk dihet ende nëse ka të plagosur apo viktima
Sipas dyshimeve të para, shkak për aksidentin është bërë terreni i lagësht si shkak i reshjeve të shiut.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.