Helmohen 4 nxënës të një shkolle, shtrohen me urgjencë në spital

Helmohen 4 nxënës të një shkolle, shtrohen me urgjencë në spital

Kronika nëntor 22, 2019 - 13:47
Detajet

Disa fëmijë, nxënës të shkollës së Golemit janë shtruar në urgjencën në spitalin e Kavajës me shenja helmimi.

Paraprakisht bëhet e ditur se 4 fëmijët kanë qenë duke luajtur me një spraj (spray) djegës me njëri-tjetrin, gjë që u ka sjellë dhe probleme shëndetësore.

Burime nga spitali i Kavajës bëjnë me dije se gjendja e katër 14-vjeçarëve nga Golemi, dy vajza dhe dy djem, është nën kontroll. Adoleshentët kanë vetëm acarim të rrugëve të frymëmarrjes./TCh