Katër automjete përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, numër i madh i të lenduarve

Katër automjete përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, numër i madh i të lenduarve

Kronika November 19, 2019 - 19:21
Detajet

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:20 në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete, teksa dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

“Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë. Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve. Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rrugë tani është e lirë për qarkullim të rrjedhshëm”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.

Policia ka apeluar tek vozitësit që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë më të kujdesshëm, vigjilentë dhe tu përshtaten kushteve në rrugë në mënyrë që të shmangen aksidente të tilla.