20 vjeçari shqiptar godet me thikë kushëririn

20 vjeçari shqiptar godet me thikë kushëririn

Kronika nëntor 18, 2019 - 20:57
Detajet

Një krim në familja ka ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër, ku një 20 vjeçar i identifikuar si Driton Leka ka qëlluar me thikë kushëririn e tij.

I riu 30 vjeçar Denilson Leka ka mbetur i plagosur në këmbë për shkak të goditjes me thikë.

Njoftimi i policisë
Më datë 18.11.2019, ora 17:30, është paraqitur në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi D. L. 30 vjeç, me dëmtime në këmbë me mjete prerëse.

Nga verifikimet e para të bëra nga policia, dyshohet të jetë autor, shtetasi D. L. 20 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.