Hajnat vjedhin në një lokal në Sllatinë - Publikohet videoja

Hajnat vjedhin në një lokal në Sllatinë - Publikohet videoja

Kronika November 18, 2019 - 12:25
Lexoni detajet!

Vjedhjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.

Një e tillë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sllatinë të Madhe.

Tashmë është publikuar edhe video, ku dy persona shihen fare të qetë duke hyrë në një lokal, ku marrin disa gjësende dhe më pas dalin jashtë, hipin në veturë dhe vazhdojnë rrugën e tyre.