Mësuesja shqiptare e rreh nxënësin me kamzhik e rrip pantallonash, 11-vjeçari kalon në vdekje klinike!

Mësuesja shqiptare e rreh nxënësin me kamzhik e rrip pantallonash, 11-vjeçari kalon në vdekje klinike!

Kronika nëntor 14, 2019 - 18:14
Detajet

Një hostori tejet e dhimbshme është sjellë sot në News 24 në programin “Me zemër të hapur”. Arta Skënderaj, së bashku me bashkëshortin, kanë marrë rrugën nga Prishtina për në Tiranë mëngjesin e sotëm, për të ndarë në studion e këtij emisioni historinë shokuese të djalit të tyre 11-vjeçar.

Në vitin 2015, mësuesja e matematikës nis të ushtrojë dhunë fizike shtazarake ndaj të miturit me kamxhik policie e rrip pantallonash. Gjashtë muajt e parë djali e mban të fshehtë këtë ngjarje të dhimbshme, pasi nëna e tij priste një fëmijë dhe kjo mund ta trondiste deri në humbjen e bebes.

Por, pas një kohë, situata e dhunës bëhet e padurueshme dhe djali i kërkon prindërve që ta largojnë nga shkolla. Teksa po i tregonte nënes, 11-vjeçari i lënduar fizikisht dhe psikologjikisht humbet ndjenjat. “Për mua ishte një tmerr sa kurrë s’ia bëj hallall vetes. Si nuk munda ta mbroj?! Djali ishte fëmijë i dalluar, i urtë. Shkova në komisariat dhe paraqita rastin.

Policia e merr denoncimin, shkon në shkollë dhe gjen rripin, me të cilin mësuesja e ka keqtrajtuar djalin”, shprehet nëna e lënduar me lot në sy. Më pas, prindërit rendin në dyer të drejtësisë me raportet mjekësore që dëshmonin dhunën fizike te fëmijët, por askush nuk i përgjigjet shqetësimit të tyre.

Nga dhuna, djali kalon vdekje klinike dhe ka katër vite që nuk frekuenton shkollën. Ai jeton në shtëpinë e gjyshërve dhe mjekohet me ilaçe kundër dhimbjeve të kokës. Prindërit kërkojnë drejtësi për 11-vjeçarin, pasi mësuesja vazhdon aktivitetin e saj profesional normalisht.

“Djali ka qenë këto 4 vite në terapi, ai ka mësuar gjuhë të huaja, fëmijë më të zgjuar nuk ka. Ne e prisnim që gjyqtari do ta shpallte të pafajshëm. Sjellja e gjykatësit nuk ka na pëlqyer, ai na trajtonte jo si të dëmtuar, por si të akuzuar.

Unë kisha dalë në media të raportoja dhunën, kur më mori dëshminë gjyqtari ai më ka thënë se ti je nën akuzë. Sepse kisha thënë që “nëse gjykata nuk merr vendimin e duhur, atëherë do të merrem unë me këtë”. Më mori policia më shoqëroi për deklaratën që kisha dhënë në media. Sipas tyre, arsimtarja ndjehej e kërcënuar. Ndërkohë ata mua më kanë hapur plagën, djalin ma kanë lënë pa shkollë. Unë jam e dëmtuara, jo arsimtarja. Ajo po bënte të njëjtën gjë me mua, siç bëri me djalin tim.
Gjyqtari i ka thënë djalit “boll boll fole më se na e bëre histori”. Ai s’e la djalin as të fliste. Edhe drejtori ka bashkëpunuar me të, ka luajtur rolin e aktorit dhe e ka fshehur veprimin e saj.” kanë rrëfyer prindërit e 11-vjeçarit.